Ardian Bujupi bën publike lidhjen e tij të dashurisë me një vajzë indiane

Këngëtari Ardian Bujupi ka vendosur të bëjë publike lidhjen e dashurisë me një vajzë me emrin Sabrine.

Këngëtari shqiptar ka postuar disa foto me partneren, e cila është e famshme në Gjermani.

Sabrine Khan është me origjinë indiane, por e lindur dhe e rritur në Gjermani. Ajo është 22 vjeç dhe njihet si kërcimtare nga videot që publikon në “YouTube”.

Sabrine është gjithashtu edhe protagoniste në klipin e Ardian Bujupit me titull “Modela”. Kërcimtarja është shumë e ndjekur në rrjete sociale, ku nuk mungojnë fotot apo videot me Ardianin.

Ndërkohë, Ardian Bujupi është këngëtar shqiptar nga Kosova, me banim në Gjermani. Familja e Ardianit emigroi në Gjermani kur ai ishte vetëm 1 vjeç. Rrethanat dhe vështirësitë që i solli emigrimi bënë që Ardiani të jetë i lidhur ngushtë me familjen.

Ai e kishte muzikën pasion që i vogël dhe asnjëherë nuk iu nda. Kështu, pjesëmarrja e tij në evente muzikore ishte vetëm çështje kohe. Formatet e reja të shfaqjeve televizive, në të cilat kompozitorët kërkojnë këngëtarë, ishin për Ardianin një mundësi për t’u paraqitur para një publiku të gjerë.

Pjesëmarrja e tij në një shfaqje të tillë televizive nga gjermani i famshëm Dieter Bouvling, në shfaqjen “Gjermania kërkon Superyllin” (Deutschland sucht den Superstar), nuk kishte si të ishte ndryshe veçse një sukses para publikut.

Me paraqitjen e tij në këtë shfaqje dhe sidomos me suksesin që arriti, Ardiani ia doli që të jetë personi më i adhuruar nga shqiptarët dhe gjermanët. Pas suksesit në Gjermani, Ardiani është paraqitur shpesh edhe para publikut shqiptar me hitet e tij.

/Panoramaplus.al