
Arbana Osmani nis Vitin e Ri 2019-të në ekran, a do të jetë i mbarë?
“Shiko kush luan” do të mbyllë sezonin e dytë televiziv nën drejtimin e Luana Vjollcës, për t’i lënë rradhën Arbana Osmanit me emisionin “Dua të të bëj të lumtur”. Rikthimi i Arbana Osmanit në ekran me sezonin e tretë të këtij emisioni, që në thelb ka emocionin dhe surprizat përkon me fillimin e Vitit të ri 2019-të. Në një postim në Instagram, Arbana tregoi se nga 5 janari do e shohim në ekranin e “Top Channel”. Por në prag të sezonit të ri televiziv, Arbana zbuloi edhe të ardhmen e “Big Brother Albania”. Pasi zbuloi datën e rikthimit me “Dua të të bëj të lumtur”, mendja e të gjithëve ishte akoma tek “Big Brother” dhe komentet e shumta mbi postimin e saj kishin të bënin me prezantimin dhe rikthimin e këtij spektakli televiziv, të cilin ajo e ka prezantuar për vite me radhë. Ndërkohë që shumë komentues e urojnë për programin e saj, shumë të tjerë e pyesin për “BBA”. Një nga komentet që ra në sy ishte ai i një ndjekësi, i cili e pyeti Arbanën: “Po Big Brother “kurrë” fillon”? Kësaj pyetje moderatorja i ktheu menjëherë përgjigje duke shkruar: “Mirë e the”, duke iu referuar fjalës “Kurrë”. Me këtë përgjigje ajo la të nënkuptohej se mbase spektakli më i famshëm në Shqipëri nuk do të transmetohet më kurrë. Megjithatë kjo mbetet të shihet në vazhdim, sipas Panorama Plus. Gjithsesi nisur nga titulli i emisionit të Arbanës le të shohim nëse ajo do të jetë vërtet e mbarë për 2019-ën.
