Arbana dhe Xhensila zgjodhën të njëjtët aksesorë për premierën e filmit “Gjyshja”

Mbrëmjen e djeshme, siç tani e dini nga fotot e videot e shumta që u shpërndanë në rrjete sociale, u mbajt premiera e filmit të shkurtër “Gjyshja” të Eduart Grishajt.

Duke qenë se filmi ende nuk është bërë publik tek ne, po fokusohemi sot në detaje të ndryshme të festës para premierës dhe personazheve të ftuar.

Jo pak vëmendje ka marrë Arbana Osmani, e cila është edhe partnerja e Eduart Grishajt. Ky i fundit nuk i kurseu fjalët e bukura për të as në fjalimin e hapjes shtuar faktit që veshja elegante dhe shumë klas e Arbanës na tërhoqi jo pak vëmendjen.

Megjithatë ne të News31.al vumë re edhe një tjetër detaj përsa i përket veshjes. Arbana Osmani dhe Xhensila Myrtezaj kishin zgjedhur të dyja të vishnin të njëjtin rrip Christian Dior dhe këpucë të njëjta të po kësaj firme siç mund ta vini re më poshtë:

Arbana-2

Kujtojmë se marrëdhënia e Arbanës dhe Xhensilës është bërë edhe më e afërt pasi Eduarti dhe Besi janë miq shumë të mirë prej kohësh. /News31.al