
Anxhela Persiteri i këndon dashurisë së humbur e veshur me të zeza
Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar Anxhela Peristeri ka publikuar një ditë më parë këngën e saj më të re me titull “Shpirti ma di”. Teksti i këngës është shkruar nga vetë këngëtarja dhe e punuar nga “Threedots” dhe Kledi Bahiti. Ndërkohë kënga flet për dashurinë e humbur. “Do të përgjërohesh, të më bësh për vete ti. S’do e pranoj se shpirtin ma di”, këndon mes rreshtave Anxhela. Në postimet e saj në rrjetin social “Instagram”, Peristeri paralajmëroi se ky është vetëm fillimi i një pune të madhe. Sipas saj, i gjithë projekti do të finalizohet në muajin nëntor, me recitalin e saj të pare, shkruan Panorama Plus. “Kënga ime me e re sapo doli! Ky është vetëm fillimi i një pune të jashtëzakonshme që do finalizohet në recitalin tim të parë në muajin Nëntor!”, shkruan Anxhela poshtë videos së publikuar në Instagram.
