Anxhela Peristeri: Plani për t’u martuar 28 vjeç dështoi, tani nuk…

Këngëtarja Anxhela Peristeri, ishte një ditë më parë e ftuar në emisionin “Ftesë në Pesë”, ku foli rreth videoklipit të saj më të ri “Maraz”. Gjithashtu Anxhela foli edhe rreth jetës së saj personale. E pyetur nga moderatorja e emisionit, Bieta Sulo, se kur e sheh veten me fustan të bardhë, këngëtarja na la të kuptojmë që ende nuk ka ardhur momenti i duhur dhe ka një arsye pse nuk bën plane.

“Kur kam bërë planet ka qenë 28 mosha, kështu që nuk bëj më plane”, tregoi ajo, duke lënë të kuptohej se vite më parë dëshira e saj ka qenë ta shihte veten me familje brenda moshës 28-vjeçare. “Po kështu e kisha fiksuar atëherë, që 28 dua të martohem, se thoja është moshë tamam, ideale për të krijuar familje”, sqaroi më tej Anxhela. Ndërkohë sa i përket aspektit profesional, ajo zbuloi se nuk ka plane të afërta për të lançuar këngë të reja, ndaj mbetet të shijojmë “Marazin” e publikuar pak ditë më parë./Panorama Plus

https://www.youtube.com/watch?v=g0TciVMgAUo