Anxhela Peristeri i këndon prapë ndarjes
Zëri i saj tashmë sa herë e dëgjojmë na ngjallë nostalgji për një dashuri të humbur dhe është bërë sinonim i baladave që të prekin thellësisht shpirtin. Këngëtarja shqiptare Anxhela Peristeri, sapo ka publikuar këngën e saj më të re. “Pa mua” titullohet kënga e re e Peristerit, e cila është punuar nga kompozitori Kledi Bahiti, i cili e ka ndarë edhe në llogarinë e tij në Instagram këtë këngë, shkruan Prive. Peristeri kësaj here ka sjellë edhe një klip, në të cilin ajo shfaqet shumë sensuale dhe paraqet bukur vuajtjen e një gruaje për dashuri.