Anjeza Shahini celebron 1 vit martesë: ”Si ndihem sot pranë burrit anglez”
Këngëtarja Anjeza Shahini ka celebruar 1 vjetorin e martesës me diplomatin anglez, Paul Edward Connolly, gjatë një ceremonie private në Toscana. “Si sot një vit më parë, jam martuar dhe të lumtur jemi ne”, është mbishkrimi i videos së kujtimeve që Anjeza ka ndarë me miqtë. Pas katër vitesh histori të bukur dashurie, këngëtarja e njohur Anjeza Shahini u celebrua në 7 shtatorin e vitit të kaluar. Artistja tashmë po bën pauzë në muzikë, pasi ka nisur jetë të re në Londër.