Angela Martini nuse me dy anë të medaljes, dalin fotot papublikuara
Angela Martini u martua në Las Vegas para dy javësh, pas më shumë se dy vite lidhj me multimiliarderin rumun, Dragos Savulescu. Nga ceremonia e martesës bëri përshtypje fakti që modelja nga Shkodra, e cila tashmë e ka ndërprerë karrierën kishte veshur fustan të zi, duke u shfaqur kështu një nuse seksi me të zeza. Por shohim se varianti nuses me të zeza ka qenë vetëm një anë e medaljes së Angelës si nuse. Siç shihet nga fotot fustanin e zi e veshi gjatë ceremonisë së mbrëmjes, për ta ndërruar me një të bardhë si dëbora që veshi gjatë ditës. Modelja postoi dje në Instagram fotot e papublikuara me fustanin e bardhë, dhe natyrisht që nuk munguan komplimentet nga ndjekësit.