Angela Martini heq dorë nga martesa e çmendur/ Në Tiranë për programin e ri të “Top Channel”

Vetëm disa muaj më parë modelja e njohur shqiptare, Angela Martini lidhi kurorë me multimiliarderin rumun, Dragos Savulescu. Ata jetojnë në SHBA, por së shpejti martesa e tyre do të vazhdojë në distancë, pasi Angela do të jetë prezantuesja e një emisioni të ri që po planifikohet të nisë në “Top Channel”. Së fundmi ish-modelja ka realizuar një set të ri fotografik në bashkëpunim me fotografin shqiptar Artan Korenica. Fotot i ka bërë si fillim publike vetë ajo, dhe më pas Korenica i ka ripostuar duke zbuluar projektin sekret të Angelës. Në njërën nga pozat ai flet për një emision të ri që do t’i shtohet “Top Channel”, dhe nga diçitura që ka shkruar mendohet se mund të titullohet “Top of the top”. Mesa duket do të prezantohet nga Angela Martini, pasi ajo vetë e miraton diçka të tillë në komentet që shkëmbejnë në Instagram. Nuk e dimë si do e menaxhojë “martesën e çmendur”, Angela me producentin rumun të filmave, Dragos, pas kthimit të saj në Shqipëri. Çifti realizuan një film me momentet e tyre të qejfit si burrë e grua, ku shqiptarja herë shfaqej me një valixhe të mbushur me para, dhe herë në shtratin martesor. /Story.al/