Angela Martini bën për vete ndjekësit me lëvizjet provokuese në një video në TikTok

Bukuroshja e njohur shqiptare, Angela Martini, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, gjersa nuk mungojnë herë pas here edhe postimet provokuese.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe së fundmi në videon e ndarë me fansat në rrjetet sociale TikTok dhe Instagram.

Në videon në fjalë, Angela shfaqet mjaft tërheqëse para pasqyrës me një fustan të shkurtër, teksa bën lëvizje provokuese.

“Bëhu një zë, jo një jehonë”, shkroi bukuroshja Martini në mbishkrimin e kësaj videoje.

Modelja me prejardhje nga Shkodra përndryshe vazhdon prej vitesh të jetojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me bashkëshortin e saj, Drgos Savulescu. /Telegrafi/