Andresa Ambrosio partnerja prej vitesh në krah Ardit Gjebresë, me fat edhe në dashuri
Njihet tashmë si “çokollata” që mban çdo të diel në krah Ardit Gjebrea, pasi Andresa Ambrosios iu bënë shtatë vite që jeton në Shqipëri. Partnerja që ka qëndruar më gjatë në krah të Ardit Gjebresë, ka rrëfyer në intervist atë ndryshme se ky fat e ka një shpjegim, që është se ajo çdo gjë në jetë e bën me pasion të madh. Dhe duket se fati e ndjek Andresën edhe në dashuri, pasi vazhdon të jetë shumë e lumtur në krah të partnerit të saj, Mirko. Duke folur për lidhjen e saj në media ajo është shprehur kështu: “Me Mirkon jemi shumë mirë. Zihemi, pastaj pajtohemi e flemë të përqafuar. Kur nuk kemi ç’të bëjmë, gjejmë një arsye për t’u zënë sërish. “Sa për talentin e saj si amvisë ajo ka treguar se di të gatuajë pilaf me fasule, bamje me pulë, kurse pjesën tjetër ia lë Mirkos. Sa për fatin që u sjell të tjerëve ajo ka rrëfyer: “Më thonë shpesh që jam fatsjellëse, por nuk e di këtë. Natyrisht, për ata që fitojnë po”.