Ana qëllon me shuplakë Fatjonin dhe largohet nga studio e Për’puthen!

Një moment i paprecedentë ndodhi puntatën e sotme në Për’puthen mes Anës dhe Fatjonin, në një kohë kur menduam se do të ishin çifti i parë i këtij edicioni.

E gjitha erdhi si pasojë e takimit Melisa-Fatjon, ku të dy u shfaqën shumë pranë njëri-tjetrit dhe herë pas here pamë edhe ledhatime mes tyre apo edhe puthje në faqe.

Kjo nuk i ka pëlqyer Anës, e cila u shpreh se në takim Fatjoni nuk është treguar vetvetja dhe e sheh Melisën si objekt seksi.

Gjatë debatit, Ana është prekur dhe është çuar duke ikur e në një moment godet me shuplakë Fatjonin.

Më shumë mësoni duke parë videon e mëposhtme: