Ambra Muji para “Big Brother” nuk njihej si e dashura e Elsamedit, modelja kalonte 24 orë në 24 me regjisorin Drilon Hoxha
Ambra Muji është modelja nga Shkodra, e cila me hyrjen e saj në “Big Brother 9” nxiti xhelozinë mes vajzave në shtëpi, të cilat e shohin si kërcënim për partnerët e tyre. Ajo hyri në lojë çift me reperin Elsamed Senaj, me të cilin u fol se kishin pesë muaj lidhje. Por nuk vonoi shumë dhe partneri i saj vendosi që ata të dy të vazhdojnë lojën të ndarë për hir të çmimit të madh të “Big Brother”, që janë 100 milionë lekë. Ata tashmë po luajnë të ndarë, dhe Ambra më në fund ka statusin “single”. Elsamedi ishte ai që preferoi të ndaheshin, edhe pse kur iu komunikua ky vendim Ambrës, ajo mbeti e hutuar dhe iu mbushën sytë me lot. Ambra, banorja më e re në “Big Brother” tërhoqi vëmendjen që në çastet e para me pamjen e saj të veçantë. Ajo u bë pjesë e lojës si çift me Elsamedin, një histori e ndërlikuar që përfundoi me ndarje. E nëse në fillim vajzat e “BB9” u bënë xheloze për të, tani që Elsamedi dhe ajo nuk janë më bashkë, njëra prej tyre nuk po e përjeton fare mirë. Ajo është Fiorentina, e cila po bëhet shumë xheloze për afrimitetin e partnerit të saj Olsi me Ambrën. Po si dukej Ambra jashtë kamerave? Mesa duket, nga çfarë gjykohet nga fotot, ajo ka qenë e përkushtuar ndaj modelingut, dhe për një kohë ishte imazh i “Moda City”. Por edhe pse ajo dhe Elsamedi u prezantuan si çifti që kanë pesë muaj histori dashurie, nga fotot që kemi mundur të sigurojmë, “Story” ju sjell miqësinë e ngushtë të Ambrës me kineastin e njohur, Drilon Hoxhën. Ambra shihej 24 orë në 24 pranë regjisorit të filmit “Jeto ndryshe”, nga drekat e darkat tek netët duke tymosur cigare së bashku.
Ambra dhe dramat e saj: Të jesh normale është e mërzitshme
“Të jesh normale është e mërzitshme”, është mbishkrimi që Ambra Muji u vendoste pozave të saj si modele para së të hynte në shtëpinë e “Big Brother 9”. Por si ka qenë jeta e 19 vjeçares figurante para se të hynte në lojë? Ambra Muji ka lindur në 25 mars 1998 në Shkodër, ku dhe aktualisht banon. Familja e saj përbëhet nga nëna, motra dhe vëllai. Babai nuk jeton më ta pasi është divorcuar nga e ëma. Ambra ka banuar deri në moshën 10 vjeçare ne fshatin Grudë të Shkodrës, e më pas u zhvendosën në qytet. Njihej si një vajzë shumë e përkëdhelur deri në moshën 14 vjeçare kur iu divorcuan prindërit, ngjarje që ajo e ka përjetuar si një dramë të vërtetë. E pavarësisht situatave të vështira në jetë, në prezantimin që i ka bërë vetes në gara bukurie por edhe para se të hynte në “Big Brother”, Ambra është shprehur se i pëlqen të jetë provokuese edhe pse njihet si natyrë pak e ftohtë.