Ambra Angiolini rrëfen luftën e gjatë me buliminë: Jam përpjekur të lëndoj veten

“Jam përpjekur gjithmonë të lëndoj veten”-kështu është shprehur Ambra Angiolini në intervistën e saj të fundit, ku foli mbi luftën me buliminë. Aktorja italiane së fundmi botoi një libër “InFame”, në të cilin përshkruan vitet kur vuante nga kjo sëmundje dhe rilindjen e saj.

“Konsumoja ushqim si mënyrë për të shfryrë paaftësinë time për të kërkuar ndihmë. Gjithmonë jam përpjekur të lëndoj veten dhe asnjëherë të tjerët. Vjen një moment kur nuk mund të shohësh më qartë se çfarë po ndodh me ty. E gjithë rruga është herë me dritë e herë errësirë, ke momente lumturie që alternohen me momente dëshpërimi total. Por kur humbet edhe arsyen pse ndodh, aty fillon të kesh një frikë që të bën të kërkosh diçka tjetër pa u lodhur kurrë, derisa të vijë fundi i lumtur”

Fundi i lumtur për Ambrën ishte ardhja në jetë e vajzës së saj Jolanda. “Ajo bëri që barku im befas të bëhej vendi më i bukur në botë. Në një kohë kur nuk doja të ndodhte, më duhej të mbaja brenda për nëntë muaj një mrekulli që do të vinte në jetë”-tha aktorja. Edhe ish-bashkëshorti i saj Francesco Renga e ndihmoi Ambrën në procesin e rimëkëmbjes. “Francesco ishte bulimik, por buzëqeshte. E kuptova që kishim diçka të përbashkët, shtrënguam duart dhe njohëm më mirë veten tonë”

Tani Ambra është e lumtur me trajnerin e futbollit Massimiliano Allegri. “Ai më dha kohën për të bërë një nga gjërat për të cilat jam më krenare në tërë jetën time profesionale: të shkruaj një libër”-përfundoi aktorja.