Amber Rose bën deklaratën e fortë: Jam shumë e lumtur beqare, nuk dua të bëj seks me askënd
Amber Rose ka bërë deklarata të forta së fundmi. Ajo u shpreh se pas eksperiencave me disa nga meshkujt më të njohur të showbizit nuk dëshiron më të ndajë jetën e saj me askënd dhe se meshkujt i janë neveritur. Madje Amber u shpreh se nuk dëshiron të bëjë më as seks.
“Dua të jem beqare për pjesën tjetër të jetës sime. Nuk dua ta ndaj shtëpinë ose jetën time me askënd. Nuk dua askënd rreth fëmijëve të mi. Nuk dua të bëj seks… jo”
“Jam mirë vetëm. Jam shumë e lumtur që nuk e ndaj shtratin me askënd. Ish-burri im më tradhtoi. Ne ishim të martuar. Ishim të rinj”, tha Amber.
Ajo u martua me reperin Wiz Khalifa dhe kanë një djalë nëntë vjeçar. Edhe pse janë ndarë, Amber ka treguar se kanë një marrëdhënie të shkëlqyer bashkëprindërore.
“Unë u martova me shpirtin tim binjak, dhe më pas krejt papritur, ai nuk ishte më aty”. Ajo la të kuptohej se marrëdhënia e saj në vitin 2017 me 21 Savage nuk funksionoi sepse ajo ishte “ende zemërthyer” për ndarjen e saj me Wiz.