“Alpha Show III nuk ishte një dështim”, Noizy reagon për herë të parë pas koncertit
Reperi i njohur shqiptar Noizy i cili zhvilloi koncertin Alpha Show III më 27 qershor, ka bërë një reagim publik për të gjitha komentet negative që vërshuan në rrjet.
U përfol sikur koncerti i këtij viti i reperit ishte një dështim për shkak të disa problematikave që u hasën gjatë performancave, por Noizy ka një përgjigje për këtë.
“Flasim pak për Alpha Show III edhe për këto statuset që kanë qejf të quajnë sikur Alpha III dështoi. Nuk ka si të jetë dështim një koncert që u shitën më shumë se 22 mijë bileta. Është shumë e thjesht me e vërtetu, sepse kompanisë mund t’i gjehet lidhja që të marrin shifrat ekzakte të Alpha Show III”, u shpreh Noizy në një video në Instagram.
“Ka pasur gabime, po, sepse unë vendosa ta bëj skenën në mes të fushës që është 26 gradë vetë fusha, nxen mbi 15 mijë veta, ta keni parasysh këtë dhe fakti që unë nuk e kisha bllokuar një anë, do të thotë që një faqe e stadiumit kanë bërë koncerte të tjera edhe Albani edhe Elvana, një anë ishte e mbuluar jashtë funksionit. Kur t’i zë një anë të fushës, automatikisht dalin njerëzit para. Tjetra, VIP bëhen në cepa anash. Ata cepat që keni parë bosh, do të ishin VIP. Ju që keni qejf ta quani dështim, është totalisht e drejta e juaj, por që ata njerëz që ishin aty e dinë saktë se si ishte situata e Alpha III. Po pati probleme se shiu i shkatërroi ekranet, e dinë njerëzit. Edhe ky ishte i vetmi gabim, por që ju e dini që me dasht e bëj edhe Alpha Show edhe në gusht, ta shihni se sa është sahati. Keni qejf ta bëj dhe një tjetër në gusht”, vijoi Noizy.
living.al