Almeda Abazi na shuan kureshtjen, pozon me barkun e rrumbullakosur

Almeda-Abazi-2

Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi është në muajin e pestë të shtatzënisë. Ajo është në pritje të fëmijës së saj të parë dhe ka zbuluar se është djalë. Almeda është munduar që të qëndrojë larg vëmendjes së mediave gjatë kësaj periudhe, duke e mbajtur të fshehtë barkun e rrumbullakosur.

Por së fundmi Abazi është fotografuar së bashku me bashkëshortin e saj, aktorin e famshëm tuk, Tolgahan Sayisman, dhe duket sa bukur ngjan me barkun e rrumbullakosur,shkruan Panorama Plus.

Në foton e publikuar nga Almeda në “Instastory”, ajo shfaqet duke mbajtur njërën dorë në barkun e rrumbullakosur, i cili tashmë është mëse i dukshëm.