
Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman realizojnë fotot e pritjes së ëmbël
Almeda Abazi është në pritje të fëmijës së saj të parë me aktorin e njohur turk, Tolgahan Sayisman ndërsa kanë publikuar një imazh të këndshëm si çift.
Almeda Abazi po shijon ditët e fundit të shtatzënisë, ndërsa nuk i kursen fotot me barkun e rrumbullakosur. Çifti ka postuar një fotografi në Instagram, në të cilën shfaqen të përqafuar dhe të qeshur në pritjen e ëmbël, shkruan Express.
Ata janë veshur me ngjyra të kombinuara kuq e zi, ndërsa duken shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit.