
Alketa Vejsiu i “vjedh” divanin e zyrës Chiara Ferragnit
Blogerja e famshme italiane, Chiara Ferragni është një nga vajzat me ndikim të madh në botën e modës.
E duket se moderatorja shqiptare, Alketa Vejsiu influencohet shumë nga shijet e saj, jo vetëm në stilin flokëve, por edhe në arredimin e ambientit ku drejton biznesin. Në foton e shkrepur nga zyra e Alketës në Tiranë bën përshtypje divani i pritjes, i njëjti që mban edhe Ferragni në zyrën e saj në Milano.
Duket sikur Alketa i “ka vjedhur” jo vetëm idenë e arredimit të zyrës me ngjyrat e përdorura, por vetë divanin në ngjyrën pink blogeres së famshme.