
Alessio Alia organizon koncertin e parë në Australi të Ledri Vulës
Reperi i njohur, Ledri Vula, do të performojë për herë të parë në Australi. Ky event organizohet nga një tjetër shqiptar mjaft i njohur, Alessio Aliaj. Ky i fundit merret me organizime të eventeve të tilla jo vetëm për këngëtarët shqiptarë, por edhe për personazhe mjaft të njohur në showbiz-in botëror.
Kujtojmë se shumë shpejt Ledri pritet të sjellë një projekt ndryshe, madje ai ka fshirë çdo postim në rrjetet e tij sociale dhe herë pas here publikon fragmente te ndryshme nga kënga e re.