Alessio Alia dhe partnerja e tij miq të Avicii, ja ç’tregojnë për Dj-in që u nda papritur nga jeta
Pasditen e një dite më parë bota e muzikës u trondit nga një lajm i hidhur, pasi DJ me famë botërore Avicii ndërroi jetë në moshën 28-vjeçare. Vdekja e papritur e tij ka prekur zemrat e shumë fansave kudo në botë. Përveç bashkëpunimit me këngëtaren e famshme shqiptare Rita Ora, një tjetër personazh shqiptar njihej me të për faktin se prej vitesh puna e tij është organizimi i koncertve dhe eventeve me artistë të famshëm. Është pikërisht modeli i njohur që jeton në Australi, Alessio Alia, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram” ka shprehur ngushëllimet për mikun e tij. “U prefsh në paqe vëlla, do të mbahesh mend gjithmonë!”, shkruante ai në albumin me shumë foto, nga momentet që kanë kaluar bashkë. Edhe partnerja e tij, Katherine Carnie e kishte njohur Avicii, e cila në fotot me të, e konsideroi legjendë të vërtetë të muzikës.
Teksa ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së Tim Bergling, DJ të njohur me origjinë nga Suedia, mediat e huaja raportojnë se prej dy vitesh ai vuante nga një dëmtim në pankreas si pasojë e alkoolit me shumicë që kishte konsumuar.