Aleksandër Gjoka “dehet” nga dekoldeja e Evis Mulës
Aleksandër Gjoka dhe Evis Mula janë takuar në spektaklin e “Miss Globe 2016” në Tiranë, eventi ku kanë qenë të pranishëm Redon Makashi, Eranda Libohova, Renis Gjoka, etj. Duket se dy profesionistët e muzikës kanë kaluar momente të bukura në paskuintat e spektaklit duke shfrytëzuar momentin për të realizuar disa foto miqësore në paskuinta. Ajo që bie në sy është dekoldeja e këngëtares operistike, e cila duket se e “ka dehur” kantautorin me zërin brilant Gjoka, i cili pozon lirshmëm duke u argëtuar. Evis Mula është vajza e Osman Mulës, e cila pas eksperiencës si prezantuese e festivalit “Top Fest” në fillimet e tij, më pas iu dedikua totalisht muzikës operistike.