Albumi i Art Abazit është afër!

Pas projekteve solo e bashkëpunimeve që solli, Art Abazi ka një lajm të ri.

Në llogarinë e tij në Instagram së fundmi ai kishte publikuar disa imazhe ku shihnim këngëtarin në studio, kurse tani e dimë se çfarë ka në mendje ai.

Ai po punon në studio për albumin e tij të parë. Në këto kohë kur albumet janë të rralla nga artistët tanë, ky lajm padyshim që do të jetë emocionues për audiencën e këngëtarit.

Ndonëse gjithçka është në punë e sipër detaje të tjera nuk janë bërë të ditura ende për publikimin e këtij albumi – të paktën deri më tani! /Prive.al