Albulena Ukaj i jep fund lidhjes me Mevlanin dhe zbulon arsyen
Në muajin Nëntor Mevlani bëri publike lidhjen e dashurisë me këngëtaren Albulena Ukaj, me të cilën ka dhe një bashkëpunim muzikor. I ftuar asokohe në “E Diell” Mevlani zbuloi se kontakti i tyre i parë kishte qenë pasi ai i kishte publikuar në Instagram këngën e saj të re. Albulena shtoi se pas kësaj ata kishin filluar të shkëmbenin mesazhe, derisa Mevlani e kishte ftuar për një bashkëpunim.
Mirëpo, lidhja e tyre nuk ka zgjatur shumë. Në një intervistë për “Prive” Albulena ka deklaruar ndarjen për shkak të distancës.
“Si djalë më ka lënë përshtypje të mira, si djalë që të jep energji pozitivedhe është një djalë me këmbë në tokë. Unë nuk jam një tip që i parapëqej lidhjet në distancë, normal në një moment që e krijoj një lidhje kam qejf që partneri për cdo moment të jetës që mua më duhet kam qejf me e pas në krah të djathtë. Gjatë procesit të njohjes me Mevlanin mendoj se ky ka qenë problemi, sepse unë gjithmonë kam udhëtuar nëpër Europë dhe ai ka pasur obligimet e veta personale.
Duke e pasur parasysh pjesën e angazhimeve të mia të mosafërsisë, unë e mora iniciativën që me i dhënë fund kësaj njohje. Kemi diskutuar rreth kësaj teme mendoj se as unë as Mevlani nuk jemi adoloshentë ose në fazat e jo pjekurisë. Në moment që u publikua rreth meje dhe Mevlanit ka pasur komente negative nga femrat më ka bërë shumë përshtypje shumë si një femër shan një femër. Ka pasur dhe komente pozitive”, ka treguar ajo.