Albi Nako s’mund ta mohojë më, kapet mat në plazh me Alba Hoxhën
Prej kohësh mediat janë pushtuar nga lajmet që koreografi i njohur Albi Nako dhe balerina Alba Hoxha janë në një lidhje dashurie, për shkak të disa postimeve ku ata ndodheshin së bashku në pushime. Mirëpo edhe pse u diskutua gjatë për marrëdhënien e tyre, Albi Nako në intervistat e tij e ka mohuar një gjë të tillë. Ai është shprehur se mes tyre nuk ka asgjë më shumë se bashkëpunim, dhe se kanë udhëtuar së bashku vetëm për çështje pune. Megjithatë çifti është kapur sërish mat në intimitet me njëri-tjetrin.Në disa foto të siguruara nga “Jeta osh qej”’, Albi dhe Alba shihen së bashku duke pushuar në plazh. Ata shfaqen shumë pranë njëri-tjetrit dhe kjo gjë ka tërhequr vëmendjen e pushuesve, të cilët edhe i kanë fotografuar.