Albërie Hadërgjonaj flet për ish-burrin: “Donte të më linte që kur u martuam, më ka tradhtuar gjithmonë”
Albërie Hadërgjonaj ka treguar shpeshherë në intervista se për shkak të shumë arsyeve është detyruar të divorcohet nga ish-bashkëshorti i saj. Megjithatë ajo nuk ka preferuar të japë shumë detaje dhe publiku ka qenë gjithmonë kurioz. Mbrëmjen e sotme këngëtarja është e ftuar në emisionin ‘Top Shoë Magazine”, dhe aty do të flasë hapur për herë të parë dhe ka treguar shumë detaje nga jeta bashkëshortore. Në videon e emisionit Albëria ka thënë se divorci ka ardhur për shkak të tradhtisë së ish-bashkëshortit të saj, Mentorit. “E kam njohur ish-burrin tim kur unë nuk kam ditur ta puth një mashkull. Të jem e sinqertë ai ka dashur të më linte që kur jemi martuar. Më ka tradhtuar gjithmonë”, – ka thënë Albëria. Ndërsa kur u pyet se çfarë bëri kur e zbuloi tradhëtinë ajo u shpreh: “Fale njëherë, mbyll një sy e mbyll një vesh e u mbylla fare pastaj.Thashë lëre fare”. Kujtojmë se Albëria është bërë nënë një moshë shumë të re, megjithatë ajo tani është një nënë shumë e lumtur dhe gjithmonë shfaqet në formë shumë të mirë fizike.