
Albatrit Muqiqi baba sërish, kësaj here gëzohet me binjakë
Baba për të dytën herë apo tre herë baba? Këngëtari i njohur kosovar Albatrit Muqiqi, është bërë sërish baba pasi që gruaja e tij Egzona Muqiqi, solli në jetë binjakët. Çifti e kishin bërë publike shtatzëninë ndërsa po ashtu kishin treguar se po prisnin t’iu vinin në jetë jo një, por dy bebe. Dhe dita e shumëpritur nga familja Muqiqi erdhi. Egzona solli në jetë binjakët ndërsa lajmin e ka dhënë vetë Albatriti përmes profilit të tij në Instagram, shkruan Prive. “Sot eshte dita me e lumtur në botë për mua, na gëzoi Zoti me një djalë dhe vajzë , falenderimi i takon vetem Allahut☝ , paçi shendetin e gjithë botës zemrat e mija Elia dhe Erald”, ka shkruar Muqiqi.
