Albana Perhati rrëfen historinë e 15 viteve më parë: “Sakrifikova familjen për t’u bërë gruaja e Vis Pupës”
Albana Perhati, aktorja shqiptare u bë e njohur me rolin e saj si Shaqira, bashkëshortja e Avdiut (Vis Pupës) në spektaklin “Portokalli”. Në intervistën për “Mos i fol shoferit” nga Rudina Dembacaj, ajo shpjegoi si fitoi këtë rol dhe sakrifikoi familjen për të qëndruar në spektakël. Që prej asaj kohe kanë kaluar 15 vite që Albana dhuron humor për publikun shqiptar, shkruan Opinion.al.
Pjesë nga biseda në taksi me Rudina Dembacaj:
Albana Perhati: Në korridor me Visin, ngjitur ishte zyra e Portokallisë. Dëgjoja që fliste personazhin e Avdiut dhe unë duke bërë shaka, i kthehem me të njëjtën gjuhë, me të njëjtin dialekt. Ore çavo ça po bëhet, do pimë ndonjë kafe? Visi nuk më tha gjë por i bëri përshtypje që unë e flisja shumë natyrshëm atë gjuhë dhe më tha pse nuk vjen ta provosh. Unë në atë periudhë doja të ikja në Itali se kam familjen. Dhe Visi më mbajti këtu e jam sot e 15 vjet.
Rudina Dembacaj: Personazhi më i dashur në Portokalli?
Albana Perhati: Erditi (drejtori) nga të rinjtë. Vis Pupa nga të vjetrit, është shumë korrekt, shumë serioz dhe bën shumë qejf ndërkohë që krijon.
Rudina Dembacaj: Të larguarit janë përpjekur që të fajësojnë regjisorin Altin Basha?
Albana Perhati: Është mendimi i tyre, ka shumë që nuk e kanë fajësuar.
Rudina Dembacaj: Miqtë e tu më të mirë, jo si kolegë?
Albana Perhati: Ledio, Salsano, Xhemi Shehu, Gaz Paja, Flori, Rezi.
Rudina Dembacaj: Në përgjithësi ti shkon mirë me të gjithë?
Albana Perhati: Jo nuk është se shkoj mirë se pothuajse me të gjithë aty jam zi ndonjëherë. Por kemi 15 vjet bashkë, do s’do ke dhe fërkime, pakënaqësi. E rëndësishme është që të zgjidhen.