Albana Osmani: Sportiviteti në veshjet e moderatores së ndeshjeve “Euro 2016”
Shpesh i pëlqen të ngacmojë fantazinë me fustanet transparente apo lojën me dekoldenë, që herë e fsheh dhe herë e ekspozon plotësisht. Moderatorja e njohur e “Top Channel” Albana Osmani, të cilën e pamë në skenën e improvizuar në sheshin “Nënë Tereza” si prezantuese e ndeshjeve “Euro 2016” në “Fan Zonë” të Tiranës, për evente zgjedh gjithmonë veshjen që bën përshtypje. Të njëjtën gjë pamë në tapetin e kuq të “Top Music Awards”, ku parakaloi me një fustan elegant që i lejonte ekspozimin e gjoksit. Moderatoren e programit investigativ “Fiks Fare” e kemi zgjedhur personazhin e muajit për rubrikën “Me stilin e…”, duke sjellë stilin e saj jashtë ekranit ndër vite.
Tetor 2012
Në ekpozitën e fotografit Fadil Berisha të organizuar në vjeshtën e 2012, Albana Osmani ka veshur këtë fustan pas trupit, me dekoldenë provokuese, që imiton modelin e të brendshmeve. Ky fustan pas trupit i shkon pasi i nxjerr në pah linjat e palestruara.
Tetor 2013
Në 1 vjetorin e revistës “Story”, Albana kishte zgjedhur pantallonat me bel të lartë dhe këmishën e mbyllur, të dyja në material mëndafshi. Në këtë rast ka preferuar të jetë shumë serioze, duke pasur parasysh edhe modelin e flokëve të kapur. Kombinimi i ngjyrave është i këndshëm, por i zakonshëm.
Nëntor 2013
Në promovimin e librit të Arbana Osmanit, Albana ka veshur këtë fustan të mbyllur me lule rozë dhe jakë të mbyllur. Fustani i shkurtër i nxjerr në pah këmbët e gjata edhe kësaj here, element që i thyen seriozitetin.
Dhjetor 2013
Në natën gala që televizioni “Top Channel” organizon çdo fundvit, prezantuesja kishte zgjedhur këtë veshje të gjatë. Kombinimi i së zezës me ngjyrën nude në pjesën e bustit i shkon shumë portretit të saj, dhe njyrës së errët të flokëve që ka mbajtur në atë periudhë.
Maj 2015
Në eventin e “Ami Event”, Albana Osmani ka thyer ekstravagancën e fustanit të zi me këtë xhaketë të bardhë serioze. Kjo veshje i vë në dukje këmbët, dhe e bën të duket sa e përmbajtur në stil, po aq dhe ekstravagante.
Qershor 2015
Në tapetin e kuq të “Top Fest 12” vitin e kaluar. ka guxuar mjaftueshëm me këtë stil, që duket sikur ka veshur xhaketën sipër të brendshmeve. Komplimentet shkojnë për sandalet elegante!
Tetor 2015
Në këtë festë të “Top Albania Radio” prezantuesja ka veshur fustan të zi klasik, të kombinuar me aksesorët ngjyrë floriri. Fustani i puthitur pas trupit është i duhuri për linjat e Albanës.
Qershor 2016
Në tapetin e kuq të ndarjes së çmimeve të vitit në muzikë “Top Music Awards”, Albana Osmani ra vërtet në sy për fustanin e kaltër me një dekolde “të çmendur”. Në sajë të këtij fustani Albana ekspozoi komplet gjoksin, për të cilin edhe u komentua shumë në rrjetet sociale këtë verë.