Alban Skënderaj sot 36 vjeç/ Miriam Cani bën deklaratën e fortë: Pa ty asgjë s’ka kuptim!

Kantautori Alban Skënderaj ka marrë urimin më të bukur dhe më të ndjerë nga bashkëshortja e tij, Mirian Cani dhe vajza e tyre, Ameli. “Të jesh i suksesshëm në profesion është arritje e madhe por jo sekreti i lumturisë. Të jesh i suksesshëm si NJERI dhe në familje është bekimi i vërtetë në jetë. Ti ke ditur gjithmonë t’i japësh gjithçkaje rëndësinë e vet. Gëzuar ditëlindjen jeta ime! Ameli dhe unë do të të duam përjetësisht, dhe asgjë s’do të kishte kuptim pa ty.”- ka shkruar Miriami në “Instagram”. Nëse jeni kureshtarë të dini moshën e muzikantit, ai sot feston 36 vjetorin nëse i referohemi datës së lindjes data 20 Prill 1982, të publikuar në faqet e artistëve./Story.al/