Alban Skënderaj flet për të ardhmen në muzikë

Sot u mbajt konferenca për shtyp e Alban Skënderajt, dy ditë para koncertit të madh më 6 qershor në stadiumin “Air Albania”.

Nisur nga koncerti “Motiv”, që është kulmi i 20 vjetëve karrierë, Alban Skënderaj u pyet se si e mendon të ardhmen. Ai u shpreh se në fokus dëshiron të krijojë balancat mes punës dhe pasionin.

Motivi im janë njerëzit, pasioni dhe familja. Motiv është të gjesh balancat mes punës dhe pasionit. Të ardhmen dua të kem një balancë edhe më të mirë mes punës dhe pasionit, – tha Alban Skënderaj.

classlivestyle.com