Alban Skënderaj bën dedikimin emocionues nga bregdeti: Ameli je dobësia dhe forca ime

Alban Skënderaj njihet si këngëtari romantik, që ka bërë të gjitha vajzat për vete. Tekstet e këngëve të tij prekin gjithmonë zemrat e fansave. Albani herë pas here në rrjetet sociale bën dedikime dashurie kushtuar partneres dhe gjysmës së tij, Miriam Canit.

Alban-Skenderaj-2

Por pak  minuta më parë, këngëtari ka publikuar në ‘Instagram’ një foto nga bregdeti, duke mbajtur në krahë vogëlushen Ameli. Skënderaj nuk ka nguruar as këtë herë të shkruaj disa fjalë për të bijën. ‘Ajo është dielli dhe shiu im, ajo është kënaqësia dhe dhimbja ime, ajo është dobësia dhe forca ime, është ajo e cila më bënë të dëshirojë të jetojë përsëri’, shkruan Albani.

Alban-Skenderaj-3

Kujtojmë që hiti i fundit i këngëtarit është lançuar gjatë këtij muaji vetëm në variant audio me titull ‘Jetë’.  Ndonëse pa klip, nuk ka përbërë asnjë problem për fansat e Albanit, kudo është dëgjuar pafund. /revistawho.com

Alban-Skenderaj-1