Alban Ramosaj në koncert i dehur?
Këngëtari mjaft i talentuar Alban Ramosaj është me të vërtet nje personazh, sa i takon edhe stilit të jetës. Artisti që se fundi e kemi parë si fotomodel në projektet ndërkombëtare të Endrit Mërtirit, shquhet dhe për fotot interesante që poston në Instagram. Së fundi ai ka postuar dy foto në Instagram,ku shfaqet me një gotë alkool në dorë, ndërsa fotografohet në dy gjendje të ndryshme. “Gjendja para koncertit. Parajsë”, shkruan ai poshtë fotos. A është i dehur nga pija apo adrenalina e skenës, këtë nuk e dimë por më shumë gjasa ka e dytë. Një nga komentueset është dhe motra këngëtare e Albanit, Beatrix Ramosaj, e cila e pyet se pse nuk ka postuar fotot me të, fakt që tregon se ata kanë qenë në shoqërinë e njëri-tjetrit në këtë natë koncerti.