Alban Dudushi largohet nga “Top Channel”? Moderatori zhduket nga ekrani pas pandemisë

Ndërkohë që programet televizive janë rikthyer në ekranin e “Top Channel”, pas ndërprerjes për shkak të pandemisë së koronavirusit, Alban Dudushi me “Top Show”-n e tij mungojnë në transmetim. Edhe pse moderatori ka heshtur deri tani, në korridoret e TCH po flitet se Dudushi është larguar nga ky televizion, ku bënte “Top show”-n që nga viti 2004. Në programin e emisionit të mbrëmjes ftonte nga 6 deri në 8 individë nga fusha te ndryshme te artit, politikës, biznesit, të cilët diskutonin në ekran mbi tema të ndryshme për shoqerinë shqiptare. Nuk dihet nëse Dudushi ka nisur bisedimet me ndonjë televizion tjetër./www.story.al