Alba Çobaj tregon jetën e një nëne të re, pa filtra: “Tani harroj të ha dhe më mbushen sytë me lot gjatë gjithë ditës”

Alba Çobaj prej pak ditësh është bërë nënë për herë të parë. Në jetë erdhi vajza e saj, së cilës i kanë vënë emrin Sofia.

Sot, me anë të një postimi në Instagram, moderatorja ka ndarë me ndjekësit një rrëfim të sinqertë për jetën e një nëne të re.

Bashkangjitur me një foto ku shfaqet duke bërë dy gjëra njëkohësisht, duke ngrënë (dicka që as nuk e di cfarë është) dhe duke shtyrë karrocën e vajzës.

Po ashtu moderatorja tregon se një ditë qau nga emocioni ndërsa i ndërronte pelenat të bijës dhe ditën tjetër pyeti veten “Unë e bëra këtë?”. Pra, gjëra normale nënash të reja…

View this post on Instagram

Jeta e vërtetë e një mami të re ose e një mami në përgjithësi pa filtra 😂😂😂😂 Në njërën dorë po haja dhe në tjetrën po shtyja karrocën 😂😂😂😂 Se çfarë hëngra as nuk e mora vesh se tani harroj dhe të ha, por di t'ju them që nuk paska lumturi më të madhe në këtë Univers se të bëhesh nënë. Tani e kuptoj mamanë time sa shumë më paska dashur dhe se sa e madhe qënka dashuria që ndjen për engjëllin që ke krijuar e ke lindur. Ndërkohë që po e shkruaj këtë mu mbushën sytë me lot, siç më mbushen disa herë gjatë ditës (përveç hormoneve) dhe nga lumturia që e shoh pranë nesh Sofian. 🙏🏻❤ Një ditë qava nga emocioni duke i ndërruar pelenat 😂😂😂 ndërsa herët e tjera se nuk më besohet që e kam bërë unë dhe them me vete: " Unë e bëra këtë"? 😭😭😍😍🤱🏻🤱🏻 Ju puthim shumë të gjitha mamave që na janë bashkuar në instagram dhe youtube (jeni pafuuuund dhe ju falenderoj) dhe na dhurojnë shumë dashuri 😍😍 Ju pucim unë dhe Sofia ❤😍🤱🏻 #momlife

A post shared by Alba Çobaj (@albasarahcobaj) on