Alba Çobaj do të bëhet nënë! Pse vendosa ta mbaj të fshehtë martesën dhe shtatzëninë për 8 muaj

Ndërsa ishte larguar prej muajsh nga vëmendja e publikut, Alba Çobaj bëri sot një dalje surprizë: vetë i dytë. Dhe nuk është në muajt e parë të shtatzënisë, por në fund të saj, pavarësisht se nëse nuk do ta tregonte se është 36-javëshe nuk do ta besonit.

Ajo tregon se ka ndryshuar status, është martuar në tetor të vitit të kaluar me partnerin Migeni dhe bashkë presin të bëhen prindër të një vajze.

“Unë dhe partneri im Migeni, aktualisht bashkëshorti, jemi së bashku prej gati tre vitesh dhe le të themi që kemi ndjekur etapat sipas radhës dhe kemi marrë kohën tonë për çdo veprim. I kemi bërë gjërat kur i kemi ndjerë pa u ndikuar nga asnjë rrethanë. Në maj të 2019-ës ne u fejuam dhe në tetor jemi martuar. Ndërkohë kishim të dy dëshirë të bëheshim prindër dhe Zoti na bekoi me një vajzë që gëzon shëndet të plotë. Besoj se kaq mjafton që të jemi të lumtur e të plotësuar. Nuk kam dashur ta bëj publike deri në momentin e lindjes meqë jam pak supersticioze. Kemi vendosur që ta shijojmë për vete gjithçka, siç shijuam të gjitha etapat e lartpërmendura”, thotë Alba në një intervistë për “Revista Class”.

Emrin e kanë menduar që kur ishte 4-muajshe shtatzënë, por do ta mbajnë të fshehtë derisa vajza e tyre të vijë në jetë në qershor.