Al Pacino: Kurrë mos u bashko me dikë tjetër për të dalë kundër familjes…
Al Pacino është një aktor dhe regjisor nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, biri i Salvatore dhe Rose Pacino, me origjinë italiane nga Korleone e Sicilisë.
Ai kaloi nëpër një fëmijëri të varfër, në shkollë është i dalluar si ‘përsëritës’, me përjashtim të literaturës angleze, ku ishte i dalluar.
Nga fundi i viteve 60-të studion për “teatër” me Lee Strasberg i cili dallon në të prirje të jashtëzakonshme për recitim dhe dëshirë të flaktë për t’u larguar nga jeta e varfër e fëmijërisë.
Me filmin “Me Natalie” shënon fillimin e karrierës së tij, pas dy vitesh paraqitet në “The Panic in Needle Park” në të cilin merret parasysh edhe nga regjisori Francis Ford Coppola.
Ky i fundit shënon thelbin e famës së tij në vitin 1972 me filmin “The Godfather” në të cilin interpreton rolin e Michael Corleone.
Në vitin 1993 shpërblehet me Oscar si aktori më i mirë protagonist me filmin “Scent of a Woman”, në të cilin interpreton një kolonel të verbër.
Në vazhdim mund t’i lexoni disa thënie të Al Pacinos:
“Unë them gjithmonë të vërtetën, edhe kur gënjej”.
“Është e lehtë t’i gënjesh sytë, ama është e vështirë ta gënjesh zemrën”.
“Ne jetojmë në një botë ku sa më shumë të punosh, më shumë gjëra do të realizosh. Është një botë e varur nga puna”.
“Kurrë mos u bashko me dikë tjetër për të dalë kundër familjes…Kurrë”.
“Unë nuk pendohem për asgjë. Mendoj se kam bërë nga ato që i quaj gabime. Kam zgjedhur filmin e gabuar, nuk kam realizuar siç duhet një rol, por çdo gjë që një person bën, mendoj se është pjesë e tij dhe mund të përfitojë diçka prej saj”.
“Të gjithë të duan deri në momentin që të shohin si konkurrent”.
“Mos e lejo askënd të dije se çfarë je duke menduar”.
“Ka plot gjëra që më ka mësuar im atë. Ai më mësoi se duhet t’i mbaja miqtë afër, ndërsa armiqtë akoma më afër”.
“Për çfarë të shërben të rrëfehem nëse nuk pendohem?”.
“Të gjithë kemi nevojë të kemi pranë njerëz që të na thonë edhe ato që nuk duam t’i dëgjojmë”.
E përgatiti: K. B.- ObserverKult