Ky është i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Kosovë, djali i ish-kandidatit të LDK-së
Është arrestuar nga policia në Kosovë autori i dyshuar i një vrasjeje të dyfishtë, mbrëmjen e sotme në ambientet e një lokali në Klinë. Ai është 21-vjeçari Adrian Hoti, djali i ish-kandidatit të LDK-së për kryetar të Klinës, rreth 21 vjeçar nga fshati Jashanicë. Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal, dyshohet pas një konflikti,…
Qeveria SHPALL Turjan Hyskon dhe ish/nënkryetarin e bashkisë Vorë INVESTITOR strategjik në Himarë!
Dy kompani në pronësi të Hekuran Brahimaj dhe Turjan Hysko do të marrin 77 mijë metër katrorë tokë shtetëtore falas në bregdetin e Lukovës për të ndërtuar aty hotele dhe një fshat të madh turistik. Komiteti i Investimeve Strategjike ka miratuar në mbledhjen e tij të fundit statusin “Investitor Strategjik, Proçedurë e Veçantë” për projektin…
“Plumb në kokë”, kërcënohen me vdekje Joe Biden dhe Hilary Clinton, kush është autori (Emri)
Prokurorët federalë kanë akuzuar një burrë nga Pensilvania për kërcënime në internet për të vrarë presidentin Joe Biden dhe Hillary Clinton, sipas akuzave të martën. Gregory Mitzel, dyshohet se i postoi kërcënimet pas atentatit të parë kundër Donald Trump. Në një postim në Facebook në të njëjtën ditë me atentatin ndaj Trumpit, Mitzel dyshohet se…
Akuzat e Erkand Qerimajt, reagon Federata Shqiptare e Peshëngritjes: Pretendime disinformuese dhe të pavërteta
Peshëngritësi Erkand Qerimaj ka ngritur akuza të rënda për presidentin e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza. Rekordmeni shqiptar deklaron se kreu i FSHP ka fshehur disa raste me doping dhe kërkon dorëheqjen e menjëhershme të tij.
Pas këtyre akuzave, ka ardhur reagimi edhe nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes, të cilët kanë bërë një informim publik në faqen e tyre zyrtare. FSHP pretendon se akuzat e Erkand Qerimajt janë disinformim.
Informim Publik
Informojme opinionin publik se diten e sotme ka ndodhur nje disinformim publik nga ana e nje prej sportisteve tane Z. Erkand Qerimaj.
Ne nje postim ne rrjete sociale sportisti Qerimaj shprehet se ka ndodhur nje rast ne sportin tone pozitiv me DOPING dhe pretendimi I tij eshte qe Federata e ka mbajtur te fshehur me motivacionin per mbrojtjen e Federates dhe Presidentit . Ky eshte nje pretendim absolutisht I pavertete dhe disinformues, ne Federaten Shqiptare te Peshengritjes nuk ka asnje njoftim qe nje prej sportisteve tane te jete kapur pozitiv me DOPING dhe federata ta kete fshehur kete rast. Perkundrazi federata ka nje bisede zyrtare nepermjet Emailit me OKAD( organizata kombetare Antidoping) te cilen I drejtohemi dhe interesohemi nese nga testimet e fundit mbajtur date 13.01.2024 me propozimin e federates per testimin e 6 sportisteve pretendente ne Kampionatin Kombetar per te Rritur eshte ndonje sportist I dyshuar Pozitiv ose Negativ , OKAD pergjigjet se sportistet e testuar mund te gjejne rezultatet e testimeve ne llogarine e tyre ne sistemin ADAMS. (Bashkangjitur emaili me OKAD)
Nje tjeter pretendim I Qerimajt eshte qe Presidenti ka pervetesuar fonde nga grandi I federates dhe se ne aktivitetin e fundit Presidenti ka bere turizem me familjen.
Absolutisht nje pretendim qesharak dhe I shpifur. (Bashkangjitur gjeni faturen me emrat e personave te akomoduar ne Sofie Bullgari , faturen nga federate Bullgare dhe vleren e paguar kesaj federate).
Duam te bejme me dije opinionin dhe sigurisht zotin Qerimaj qe grumbullimi I bere per Kampionatin ne Sofie dhe fatura e ketij aktiviteti eshte mundesuar nga njohjet PERSONALE te Presidentit me nje hotel nepermjet nje kontrate sherbimi me te drejte kthim pagese me ardhjen e fondit dhe ne qofte se federate do priste dhe do te vepronte ne momentin qe do te vinte Fondi Grand asnje sportist nuk do grumbullohej dhe asnje sportist nuk do te ishte pjesmarres ne kete kampionat kaq te rendesishem.(Bashkangjitur fatura e aktivitetit PAGUAR nga biznesi mbeshtetes nepermjet njohjes PERSONALE ME PRESIDENTIN)
Duam te bejme me dije opinionin publik dhe Z. Qerimaj se Presidenti jo qe nuk ka pervetesuar fonde nga Federata (gje lehtesisht e verifikueshme) por ka ndihmuar financiarisht federaten me njohjet e tij PERSONALE si :
1- Mundesimi I Financimit nga Biznese te ndryshme ne momentet qe Federata nuk ka marre fondin Grand apo ky fond eshte shpenzuar me te drejte kthim fondesh kur Federata te kete mundesine ekonomike.
2- Aktiviteti I mbajtur ne Katar ne periudhen Dhjetor 2023, periudhe qe Federata ka qene pa fonde , akomodimi I grupit te sportisteve dhe trajnereve shqiptare ,ushqimi , taksa e pjesemarrjes dhe transporti I brendshem qe mbulon marresi I aktivitetit ne Katar ka qene e sponsorizuar nga Presidenti I Federates se Katarit prej lidhjeve te ngushta MIQESORE DHE PERSONALE me Presidentin e Federates sone. (Keto sherbime federates mund ti kushtonin mesatarisht 6.000 USD)
3- Biletat e avionit per ne Aktivitetin e Katarit jane mundesuar nga NJOHJET PERSONALE te Presidentit me te drejte pagese ne momentin qe do te vinte fondi Grand gje e cila ne qofte se nuk do te realizohej asnje sportist nuk do te ishte pjesmarres ne kete aktivitet.
4- Aktiviteti I ketij viti qe do te mbahet ne Bahren ne muajin Dhjetor 2024 do te jete gjithashtu nje aktivitet ne te cilin Akomodimi, Ushqimi , Taksa e pjesemarrjes dhe transporti I brendshem ne Bahren do te sponsorizohet nga Presidenti I Federates se Bahrenit prejt lidhjeve te ngushta MIQESORE DHE PERSONALE me Presidentin e Federates tone.
Por sigurisht si keto mundesi qe Presidenti ka mundesuar dhe ndihmuar FSHP mund te permendim me qindra, por nuk ja vlen sepse Presidenti te gjitha keto I mundeson sepse ka qene nje Ish Sportist dhe eshte nje person I cili e dashuron sportin dhe gjithcka behet me zemer ,jo me laps.
Deshirojme ti themi zotit Qerimaj qe Presidenti ABSOLUTISHT me fondin e tij personal ka te drejte te marre me vete kedo familjar te tij pa I’u detyruar nje shpjegim askujt.
Sigurisht qe cdo veprim apo reagim e ka nje shkak nga se vjen.
Shkaku i ketij postimi eshte gara e fundite mbajtur ne Sofie te Bullgarise.
Shkak I ketij postimi kaq te madh vjen si pasoje e arritjes te rrembimit te dy medaljeve nga sportisti Kristi Ramadani dhe mbeshtetja e sportisteve te rinj nga Federata.
JU BEJME ME DIJE QE FSHP SI KUNDER CDO FEDERATE TJETER DO TE MBESHTESE SPORTISTET E RINJ , DO TE MBESHTESE CDO INDIVID QE KA TE ARDHME NE KETE SPORT DHE NUK DO INVESTOJE KURRE NE MARRJEN E TALENTEVE TE HUAJA NGA SHTETET E TJERA POR MENDOJME DHE BESOJME SE SHQIPERIA JONE E VOGEL KA SHUME MUNDESI TE NXJERRE PLOT TALENTE TE REJA.
Federata do te mbeshtese cdo sportist te ri dhe do te investoje tek ata me cfaredo lloj kostoje apo shpifjeje qe vijne nga keta individe.
Shkak I ketij postimi ka qene Erkand Qerimaj, I cili mori vesh diten e djeshme qe Federata sdo ta ndaloje kurre nismen e saj per promovimin , sponsorizimin dhe mbeshtetjen e brezit te ri.
Diten e djeshme Z. Qerimaj donte te ishte iniciator I nje incidenti me Presidentin ne nje ambjent publik incident I cili u shmang nga Presidenti pasi roli I ketij te fundit eshte bashkepunues dhe jo percares. Ky incident donte te iniciohej nga Qerimaj pasi I eshte drejtuar Presidentit : Pse po mbeshtet te rinjte kot pa motiviacion si Kofsha , Rrasa , Mullisi dhe specifikisht Kristi Ramadani dhe po na harxhon fondin kur mund te na e japesh ne te rriturve?
Pergjigjja e Presidentit ishte: Erkand mos fol keshtu sepse Kofsha ne Meksike u shpall kampion bote, Rrasa , Mullisi dhe Carja sportiste me shume perspektive e te cilet renditen ne 5-7 e Europes dhe Botes ndersa Kristi Ramadani ishte sportisti qe te mundi ty me 6 KG ne dygaresh ne garen e fundit ne Sofie.
Fjalia e fundit ishte ajo cka e irritoi me shume Qerimajn dhe nga nervat donte te krijonte nje incident I cili sic e permendem u shmang me shume kujdes.
I themi Z. Qerimaj se Federata do te vazhdoje ashtu sic ka bere 3 vitet e fundit dhe do ta coje deri ne fund kete nisme.
PADISKUTIM FEDERATA DO TE MESHTESE BREZIN E RI DHE DO KRIJOJME NJE ZEVENDESIM TE PADISKUTUESHEM BREZASH.
Federata dhe Presidenti nuk trembet nga askush dhe asgje sepse cdo gje eshte e paster si kristal.
Meqe Z.Qerimaj pretendon keto akuza per Presidentin pse kerkon cdo dite te konsumoje kafen e mengjesit cdo dite me Presidentin?
Pse kerkon Presidentin per dreka me te dhe trajnerin e tij per keshillime si do jete vazhdueshmeria e tij?
Pse Z. Qerimaj dhe Zonja e tij e nderuar I kane bere dhurate Zonjes se Presidentit ne aktivitetet e fundit?
Cdo akuze e Qerimajt vjen si pasoje e fjalise te thene nga Presidenti: Ramadani I riu te cilin se ti mendon qe un bej gabim qe e mbeshtes te mundi garen e fundit me 6KG diference dhe arriti te marre 2 medalje Argjendi.
Problemi I Zotit Qerimaj eshte se mendon se nuk ka asnje sportist mbi te por e ka gabim. Per Federaten cdo sportist eshte I njejte si gjithe te tjeret. Por Qerimaj kerkon qe te marre ne menyre te padrejte fonde te pa merituara. Absolutisht qe ne nuk do lejojme askend qe te perfitoje pa te drejte.
I bejme thirrje Erkandit qe ne nuk presionohemi sic ti I ben presion trajnereve se do ti nderrosh si trajnere , per te marre shperblimet e tyre ne momentin qe ti fiton medalje si Trajneri Zef KOVACI , Sokol BISHANAKU apo Dritan SHPATA.
PER CDO AKUZE DHE PRETENDIM TE QERIMAJT NE NJOFTOJME SE DO TI DREJTOHEMI GJYKATES DHE ORGANEVE KOMPETENTE PER SHPIFJE , DISINFORMIM PUBLIK DHE PRISHJE IMAZHI.