Aktorja turke, në një lidhje të re
Aktorja turke Hande Erçel së fundmi deklaroi ndarjen nga i dashuri i saj, këngëtari Murat Dalkiliç.
Çifti gjatë lidhjes së tyre kanë kaluar shumë kriza dhe tani kanë vendosur të mbeten thjesht miq.
Ndërkohë sipas mediave turke Hande ka nisur shkëndijat e para të dashurisë me aktorin e njohur Kerem Bursin.
Hande dhe Kerem luajnë së bashku në serialin që po transmetohet tani në Turqi “Sen Çal kapimi”. Kimia mes tyre ka rënë shumë në sy, por kjo kimi duket të jetë jo vetëm në serial, por edhe jashtë tij.
Dy aktorët janë parë të flirtojnë me njëri-tjetrin dhe çdo moment e kalojnë bashkë.Edhe fansat shprehen se Hande dhe Kerem shkojnë shumë me njëri-tjetrin e do donin t’i shihnin bashkë edhe jashtë serialit.