
Aktorja turke fejohet sipas traditës, me tabaka në dorë gjatë ceremonisë
Aktorja e njohur turke Deniz Baysal, ka kurorëzuar me fejesë dashurinë e saj. Ajo dhe solisti i grupit “Kolpa”, Baris Yurtçu u fejuan në një ceremoni tradicionale. Teksa këngëtari ka shkuar tek shtëpia e saj për t’i kërkuar dorën, Deniz i ka shërbyer të fejuarit kafe siç e do tradita turke. Në sy të familjarëve çifti simpatik i ka premtuar dashuri të përjetshme njëri-tjetrit, shkruan Who. Fotot nga këto momente të veçanta i ka publikuar vetë aktorja në rrjetet sociale, ku ka marrë edhe shumë mesazhe urimi.
