Aktorja e njohur turke i jep fund beqarisë, fotot nga dasma
Aktorja turke Gozde Mutluer është kurorëzuar në martesë me partnerin e saj Kaan Karsan.
Lajmin e bukur e ka dhënë vetë aktorja me postimet e saj në Instagram. Gozde ka luajtur në seriale shumë të ndjekur nga shqptarët si “Lale Devri” apo “Mos u dorëzo”.
Në ditën e dasmës aktorja ndryshoi ngjyrën e flokëve dhe kishte zgjedhur një fustan shumë elegant.
“U martova me partnerin tim”-shkroi aktorja krah njërës foto ndërsa partneri i saj publikoi një foto të tyre dhe shkruajti: “E dua shumë këtë vajzë dhe doja të bëhej gruaja ime”.
Gozde Mutluer është 28 vjeç. Ajo ka lindur në Izmit dhe ka nisur që herët të ishte pjesë e ekranit.