Aktorja e njohur pret fëmijën e parë, një djalë në familjen Budina


Aktorja e njohur dhe simpatike, Eglantina Cenomeri ka dhënë lajmin më të bukur të jetës, atë të pritjes së fëmijës së parë. Në foton e shkrepur nga Altin R. Çelmeta, Eglantina pozon me barkun e rritur, duke njoftuar miqtë se fëmija që pret të lindë është djalë. Eglantina, e cila bëri bujë me rolin e saj në në filmin “Agon” prej vitesh është në një lidhje të bukur me Florian Budinën. Këto kohë artistja është tërhequr nga karriera, për t’iu përkushtuar plotësisht ardhjes në jetë të fëmijës.