Aktorja e famshme zhduket në liqen, djali i saj 4-vjeçar gjendet duke fjetur në varkë. Ja çfarë dëshmoi

Aktorja e njohur Naya Rivera është zhdukur në një liqen në Kaliforninë Jugore.

33-vjeçarja u zhduk në Liqenin Piru mbrëmjen e së mërkurës.

Ekipet e shpëtimit kanë nisur kërkimet por shpresat se aktorja është gjallë janë të pakta.

Rivera shkoi në liqen të mërkurën së bashku me fëmijën e saj të vogël dhe morën me qira një varkë. Ajo dhe djali u panë në liqen së bashku, tha sherifi Eric Buschow në një konferencë shtypi.

Rreth tre orë pasi aktorja doli të bënte xhiro në liqen, një anije vuri re varkën së bashku me fëmijën që po flinte brenda saj.

Autoritetet nisën menjëherë kërkimet me një ekip zhytje dhe nga ajri.

Fëmija tha se ata hynë të notonin por e ëma nuk u kthye më në varkë.

Sipas Buschow fëmija mbante një jelek shpëtimi. Ndërsa një jelek shpëtimi për të rritur u gjet në varkë.

Rivera ka një djalë 4-vjeçar dhe mediat lokale raportojë se ai është fëmija i gjetur në varkë.

Ajo ka qenë e martuar me aktorin Ryan Dorsey.

/Panoramaplus.al