Aktorja e Bollywood, pozitive me Covid-19

Lajmi i trishte vjen pak pasi vjehrri i aktores superylli indian Amitabh, 77 vjeç u infektua me virusin.

Abhishek shkroi të dielën: “Aishwarya dhe Aaradhya kanë rezultuar gjithashtu pozitive me COVID-19. Ato do të vetë karantinohen në shtëpi… Pjesa tjetër e familjes përfshirë nënën time kanë rezultuar negative”.

Aishwarya mori kurorën e Miss World në 1994 dhe bëri debutimin e saj në aktrim në fund të viteve 1990.

Ajo vazhdon të mbetet një nga fytyrat më të famshme të Bollywood-it jashtë vendit, si dhe në Indi dhe ka qenë vazhdimisht e pranishme në tapetin e kuq në Festivalin e Kanës. Ajo u martua me Abhishek Bachchan në 2007.

Vjehrri i saj Bachchan, idhull në Indi dhe i njohur si ‘Big B’, ka një karrierë më shumë se katër dekada në industrinë e filmit. Ai u votua si “aktori i mijëvjecarit” në një sondazh në internet në BBC në 1999 dhe u bë aktori i parë indian që ka një statujë në muzeun e dyllit të Madame Tussauds në Londër.