Aktori i serialeve indiane pozon nudo: Jam babi seksi, mëkat ta fsheh trupin

Njihet si Aleku i serialit “Bidaai”, dhe quhet Angad Hasija. Aktori indian 33 vjeçar, në jetën reale është mashkulli fatal me muskuj, edhe pse i martuar e babai I një vajze të vogël.Publiku shqiptar ka krijuar afeksion për personazhin e tij Alekun, një djalë me probleme mendore por që arrin të bëjë për vete shumë fansa në lojën me partneren, Sadna. Tani është duke përgatitur serial të ri televiziv, ndaj rrëfehet për hobin e tij, pra të pozojë nudo.

Roli juaj tek “Bidai” është ai më i dashuri për ju?
Po.Ndihem me fat që luajta tek “Bidaai”, pasi është seriali i pare që unë kam luajtur. Vazhdoj ta dua si karakter Alekun.
Me jetën tuaj çfarë bëhet, jeni i dashuruar?
Po, shumë. Ato janë tre, nëna, bashkëshortja dhe vajzën time.
Pra statusi yt?
I martuar, dhe baba i një vajze.
Pra një baba që pozon nudo shpesh…
Jam babi seksi, kështu që do të ishte mëkat ta fsheh trupin!
Rregulli numër 1 për të pasur trup si i yti?
Ushqehem shëndetshëm dhe mbaj regjim ditor.
Muskujt në trupin e një mashkulli janë të nevojshëm?
Po.
Rutina jote aktuale e stërvitjes në palestër si është?
Një trajner personal, dhe alternim i ushtrimeve të forcës me kardio.
Cili është grafiku i ushqimeve, që përmban dieta jote?
Shumë fruta, sidomos gjatë verës. Përveç kësaj vezë të ziera, mish pule të zier, shalqi dhe lëng natyral molle.
Merr ndonjëherë suplemente shtesë për të humbur apo fituar peshë?
Kurrë.
Çfarë ushtrimesh do të rekomandojepër stërvitje ditore 20-30 minuta?
Ushtrime kardio dhe ndonjë ushtrim force.
Si mund të jesh gjithë jetën i motivuar për trup perfekt në çdo moshë?
Shëndeti është shumë i rëndësishëm për mua.Ky është motivi kryesor që unë kam për t’u ushtruar në palestër, pasi paralelisht jam në formë dhe mendërisht.
Cila është arritja më e madhe në palestër deri tani?
Të arrish të bësh atë që quhet “flamuri i njeriut”. Unë jam ende duke punuar për këtë, dhe kjo është arritja ime më e madhe duke u ushtruar.
Pesha jote?
75kg.
Ushqimet që të pëlqejnë por i refuzon?
Ëmbëlsirat, ato janë dobësia ime. Atyre s’mund t’u rezistoj dot edhe pse i bëjnë shumë keq trupit.
Për cilën pjesë të trupit ndihesh krenar?
Për gjoksin, kam marrë shumë komplimente për të.(qesh).
Ndodh që të ngulin sytë tek të pasmet e tua?
Jo, pasi unë unë kur bëj stërvitje tërheq vëmendje totale, jo vetëm me pjesën e fizikut që përmendët ju.
Bën jetë si VIP, Ku jeton aktualisht?
Jetoj në Indi, në Bombei.