Aktori Jared Leto na prezanton markën e tij të re të bukurisë!
Aktori i njohur Jared Leto i është bashkuar të famshmëve që janë bërë pjesë e industrisë së kujdesit ndaj lëkurës dhe kozmetikës. Aktori ka prezantuar markën e tij të re “TwentyNine Palms”, e cila është e përbërë me 12 produkte për trupin, fytyrën dhe flokët. Linja do të jetë e disponueshme për blerje duke nisur nga 25 tetori. Ajo do të përfshijë pastrues fytyre, një hidratues, serum, maskë për fytyrën prej balte si dhe shampo.
Sipas ‘Vogue’, marka do të nxjerrë gjithashtu një botim të kufizuar me vepra arti nga Douglas Mandry. Koleksioni do të jetë i disponueshëm për t’u blerë në internet. Ai do të shitet në New York, Los Angeles, Londër dhe Paris. Ndërkaq, Jared tha se:
‘Twentynine Palms’ është një ‘shesh lojrash’ krijuese me shumë produkte në zhvillim.
Duke folur për ‘Vogue’, Leto këmbënguli se ai asnjëherë nuk ka qenë i interesuar për produktet e bukurisë.
Unë jam i interesuar në idenë për t’u kujdesur për veten në mënyrën më të natyrshme të mundshme.
Marka është krijuar në bashkëpunim me themeluesin e kujdesit të lëkurës Maapilim, muzikantin Jonathan Keren. Pasi Jared zbuloi produktet Maapilim dy vjet më parë, dyshja filluan të bisedonin, duke mos ditur se çfarë do të ndodhte.
Aktori fitues i çmimit Oscar rikujtojmë se do të interpretojë stilistin e ndjerë Karl Lagerfeld në një film biografik. Leto u shpreh për “Women’s Wear Daily” për stilistin e ndjerë gjerman, i cili ndërroi jetë në vitin 2019 në moshën 85-vjeçare duke thënë këto fjalë:
Ndihem sikur ky është një moment përmbushës dhe Karl do të ishte krenar për atë që po bëjmë.
Top Albania Radio