Aktori i humorit rrëfen mundimin: “Artisti në Shqipëri një kafshë menaxhimi, duhet të jesh ujk dhe dhelpër”
Alex Seitaj dhe Ilia Kaçi janë dueti i të rinjve të spektaklit të humorit “Portokalli”, që trajtojnë javë pas jave në ekran në mënyrë ndryshe fenomenet shqiptare. Alex, artisti mes aktrimit dhe muzikës ka vuajtur pasojat e depresionit, që tashmë i kujton thjesht si e shkuara e errët e jetës së tij. Larg komercit dhe duke ndjekur stilin e tij unik në muzikë, ai ka bërë diferencën edhe në festivalin “Kënga Magjike”. Por që të jesh artist i ri dhe të depërtosh në këtë treg shqiptar, çfarë aftësish duhet të zotërosh? Kësaj pyetjeje Alex i përgjigjet për “Story.al” ndërsa thotë: “Duhet të ndash shpirtin artistik nga “kafsha” e menaxhimit, dhe në Shqipëri fatkeqësisht këto i bën të dyja artisti. Në skenë je krijesa më shpirtërore, idealiste dhe filozofike, ndërsa në vendosjen e kontratës apo mënyrës se si shitet talenti yt, duhet të jesh ujk dhe dhelpër bashkë. Por në fund të fundit edhe instikti është talent me vete. Me kohë dhe shumë praktikë ti arrin të kuptosh çfarë do pritet mirë nga publiku”, përfundoi Seitaj. /Story.al/