Aktori flet për vdekjen e të atit: ‘Askush dhe asgjë s’mund ta vriste, përveç nënës’

Aktori Matthew McConaughey po përgatitet së fundmi për librin e tij me kujtime, “Greenlight”, i cili do të publikohet të hënën, më 20 tetor. Ndërkohë, ylli i “Dazed and Confused” ndau disa kujtime për People, duke folur ndër të tjera për ndarjen nga jeta të të atit, James Donald McConaughey.

“Mora një telefonatë nga mami. ‘Babi vdiq’. M’u prenë gjunjët. Nuk mund ta besoja. Ai ishte babai im. Askush dhe asgjë nuk mund ta vriste. Përveç mamit.” – u shpreh Matthew, me humor.

Pavarësisht se fjalët në sipërfaqe duken sikur u referohen vrasjes së mirëfilltë, ai e ka fjalën për tjetër gjë. Matthew tha për People se i ati thoshte gjithmonë se do të vdiste duke bërë dashuri me gruan.

“Ai na thoshte gjithmonë mua dhe vëllezërve të mia, ‘Djema, kur të shkoj, do të jem duke bërë dashuri me nënën tuaj. Dhe kështu ndodhi. Ai pësoi atak në zemër kur arriti klimaksin [kulmin e kënaqësisë gjatë seksit].”

James ndërroi jetë në vitin 1992. Ai dhe e ëma e Matthew, Mary Kathleen, u martuan tri herë si pasojë e marrëdhënies së tyre të komplikuar.

“Ata ishin, disa herë, të dhunshëm. E kam thënë edhe në libër, kështu kanë komunikuar. U divorcuan dy herë dhe u martuan tri herë. Dua të them ishin si oqeani Paqësor, gjatë një stuhie.” – tha aktori për People.