Aktivizimi i Armando Brojës në Ligën e Kampioneve, shikoni notën dhe statistikat e talentit të Kombëtares

Armando Broja bëri debutimin në Champions me fanellën e Çelsit në përballjen ndaj Dinamos së Zagrebit që u fitua nga këta të fundit me rezultatin 1-0. Talenti shqiptar u aktivizua në minutën e 59-të, duke zënë vendin e Obamejangut, të afruar së fundmi nga Barcelona, por pa arritur të lërë gjurmë.

Broja qëndroi në fushë afro 35 minuta, teksa u vlerësua me notën 6.5 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”. Shqiptari e preku 10 herë topin, teksa 6 nga 7 pasimet i realizoi të sakta. Një statistikë që duhet përmirësuar janë duelet e fituara, pasi sulmuesi nuk arriti të fitonte asnjë.

PANORAMASPORT.AL