Aksidentoi për vdekje babain e Nicki Minaj/ Merret vendimi për autorin, ja me sa vite burg u dënua ai
Shoferi që aksidentoi për vdekje babanë e Nicki Minaj , Robert Maraj, ka marrë së fundmi dënimin e tij.
Charles Polevich u dënua me 1 vit burg ditën e sotme (3 gusht) pasi u deklarua fajtor për dy akuza: u largua nga skena e krimit pa raportuar dhe ka ngatërruar provat. Për më tepër, patenta e shoferit do t’i pezullohet për 6 muaj dhe ai do të paguajë një gjobë prej 5,000 dollarësh.
Polevich pretendohej të dënohej me deri në 7 vjet burg, por gjykatësi Howard Sturim u angazhua për ta dënuar atë me jo më shumë se një vit burg.
Babai i Nickit vdiq në moshën 64-vjeçare pasi u godit në një aksident në shkurt të vitit 2021, ndërsa ai po ecte në Long Island.
Në atë kohë, policët thanë se shoferi u largua nga vendi i ngjarjes dhe u përpoq të fshihte makinën në një garazh. Roberti u dërgua me urgjencë në spital në gjendje kritike dhe vdiq nga plagët e marra.
Nicki foli për tragjedinë në rrjetet sociale duke thënë: “Mund të them se ka qenë humbja më shkatërruese e jetës sime.”